29-30.05.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Kontabiliteti dhe Raportimi Financiar për Magjistratët”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 29-30 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Kontabiliteti dhe Raportimi Financiar për Magjistratët”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Artan Xhiani dhe Neritan Sota

Lehtësuese: Elvana Çiçolli

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të forcojë aftësitë e pjesëmarrësve me njohuri praktike mbi kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, me qëllim përmirësimin e aftësisë për të interpretuar provat financiare dhe për të ndërvepruar në mënyrë efektive me ekspertin në çështjet gjyqësore.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Kuptimi i pasqyrave financiare. Parimet bazë të kontabilitetit dhe regjistrimeve kontabël;
  • Identifikimi i problematikave lidhur me raportimin financiar;
  • Roli i ekspertit dhe kontributi ne zgjidhjen e çështjeve gjyqësore;
  • Kuadri fiskal dhe ndikimi në kontabilitet dhe raportim financiar;
  • Dokumentacioni tatimor si provë në çështje gjyqësore;
  • Veçoritë dhe rëndësia e transaksioneve me kapitalin dhe pronën;
  • Vështrim i sektorit financiare: transaksionet me bankat, kreditë, garancitë dhe rreziqet;
  • Trajtimi i çështjeve ne fokus përmes rasteve konkrete gjyqësore.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.